SHBA propozoi si të menaxhohet Ujmani me Serbinë, Kurti: Është i Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i propozoi Albin Kurtit që të zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit dhe propozimin amerikan për Liqenin e Ujmanit, në të kundër paralajmëroi se nuk do të jetë gjatë në pushtet.

Por, Albin Kurti thotë se nuk do të bëjë asnjë hap pas nga ato që ka deklaruar për Liqenin e Ujmanit, që do të thotë se ai është i Kosovës dhe çështja e menaxhimit të tij i përket vetëm Kosovës.

“Ne u qëndrojmë atyre që kemi thënë deri më tani, ndërkaq raporti më i ri që ka dalë duhet ta lexojnë ekspertët tanë profesionistë dhe nuk mendoj që duhet t’i bëjmë tre hapa përnjëherë. Dialogu do të ketë kapitull të ri, tri hapa përnjëherë si bëjmë dot”, ka deklaruar Kurti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxorën katër rekomandime për menaxhim të Ujmanit, ndërsa deri tash Qeveria ka qëndruar e heshtur për to.

Vetëvendosje, e udhëhequr nga Kurti në opozitë pati kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit, që u nënshkrua nga ish-kryeministri Avdullah Hoti. Atë kohë Vetëvendosje pati deklaruar se për Ujmanin nuk ka nevojë të flitet me Serbinë.

I pyetur nëse për kjo do të përfshihet në kuadër të dialogut me Serbinë, Kurti ka thënë se duhet të ketë dakordim për agjendë në mënyrë që të hapen tema.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT