Sherr me grushte dhe të shtëna me armë në Drimadhes, policia jep detaje

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmë në Drimadhes.

Mësohet se një 28 vjeçar, pasi është konfliktuar fizikisht me dy persona, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT