Shifrat/ Për herë të parë nuk është Tirana, ja qarku me më shumë raste aktive me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person i infektuar me koronavirus. Ndërkohë, nga 2872 teste të kryera, 13 persona kanë rezultuar pozitive.
Në gjithë vendin janë 209 raste aktive me koronavirus. Qarku me më shumë të infektuar, për herë të parë nuk është Tirana, po Shkodra, me 54 raste aktive. Në kryeqytet janë 48 raste aktive, për të vijuar me Beratin me 33 raste dhe Lezhën me 17 raste. Të gjitha qarqet e tjera kanë më pak se 17 raste. Dibra dhe Kukësi janë qarqet me situatën më pozitive, me vetëm nga 3 raste.
Situata në spitale
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (08 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2872
Testime totale 743,447
Raste pozitive 132,397
Raste të shëruara 129,736
Raste Aktive 209
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 54
Tiranë 48
Berat 33
Lezhë 17
Korçë 16
Elbasan 15
Vlorë 7
Gjirokastër 5
Durrës 4
Fier 4
Kukës 3
Dibër 3
Gazeta SHQIP