Shifrat/ Vetëm 230 persona me covid në gjithë Shqipërinë, ja 6 qarqet që e kanë ‘mposhtur’ virusin

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë ka humbur jetën vetëm një pacient i infektuar me covid-19. Ndërkohë nga 2103 testime ka rezultuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 5 qytetarë.

Në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 230 të infektuar me koronavirus. Dibra, Fieri, Kukësi,Durrësi, Gjirokastra dhe Vlora janë qarqet me më pak raste.

Situata në spitale

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (7 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2103

Testime totale 740,575
Raste pozitive 132,384
Raste të shëruara 129,702
Raste Aktive 230
Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 60
Shkodër 54
Berat 33
Korçë 25
Lezhë 20
Elbasan 14
Vlorë 7
Gjirokastër 6
Durrës 4
Kukës 3
Fier 2
Dibër 2

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT