Shkarkimi i presidentit/ Braho: Meta është në një situatë të rëndë psikologjike

“Meta do ketë më shumë vota për shkarkim se kur u zgjodh president”, kështu u shpreh në “Breaking” në Top News deputeti i partisë socialiste Spartak Braho. Ai shtoi dhe më tej duke pohuar se Meta është në një situate të rëndë psikologjike.
“Kjo është nismë e grupit parlamentar të partisë socialiste, komisioni hetimor ka përfunduar hetimin e çështjes. Kemi bërë çdo përpjeke për ta thirrur po ai nuk erdhi, Meta është në një situate të rëndë psikologjike. Pasi ai ligjet qe merr ky parlament që ai nuk e njeh ai i dekreton, të gjitha shkeljet e presidentit janë të rënda.
Pesë janë më të rëndësishmet, Meta ka shkeluar rëndë atë që konsiderohet si përfaqësuesi i popullit, është bërë i njëanshëm. Meta ka marrë nëpërgojë edhe personalitete të tjera, presidenti nuk jep urdhra ai vepron me mesazhe dhe dekrete. Meta do ketë më shumë vota për shkarkim se kur u zgjodh president, si jurist unë mendoj se vendimi i gjykatës kushtetuese nuk duhet komentuar”, tha Braho.