“Shqipëria 2030″/ Beqja flet për planin ambicioz të PS: Çfarë pritet nga mandati i tretë

Ilir Beqja, i ftuar në Breaking në Top News ditën e sotme foli për mandatin e tretë të Partisë Socialiste dhe për planin ambicioz të saj “Shqipëria 2030”.
Beqja foli për disa fusha ku do përqëndrohet ky plan, duke filluar nga turizmi e deri te bujqësia.
“Bujqësia ka hyrë në një trend të qëndrueshëm pozitiv. Të gjitha përpjekjet e bëra në 2 mandatet tona, me lehtësira fiskale etj po japin këto rezultate të dukshme. Duhet të kemi më shumë fokus në zinxhirin e prodhimit. Jemi me synimin që në vitin 2022 të kemi rrugë komunikimi më të mëdha duke pasur parasysh zhvillimet në rrugët ajrore e detare që do kemi.
Shërbimet në Shqipëri ngelen prioritare. Pandemia tregoi se zgjedhjet tona treguan se ishin të duhurat, duke parë që iu pëgjigjëm pandemisë me punët online në një mënyrë shumë të shpejtë,” tha Beqja.
Sa ndryshon PS me largimin e Ruçit dhe mungesën e Finos?
Mos prezenca e disa pikave të rëndësishme referimi, do krijojnë një lloj boshllëku, por janë dhe një gjë e mirë se nxisin ambicjet personale të njerëzve brenda partisë që synojnë këto poste. Largimi kaq i prerë nga ai ishte i befasishëm.
Zhvillimet në PD
I kam parë me një lloj indiference, megjithatë nuk ndjehem mirë që forca e dytë politike në vend të jetë e katandisur në gjendjen që është sot. Por fund të fundit këto janë zgjedhjet e tyre. Shpallja e Berishës non-grata nga SHBA, ishte e pritshme duke ditur se ç’ka bërë ai.
Pandemia
Sistemi shëndetësor e përballoi me sukses pandeminë. E gjithë merita i takon mjekëve heronj.