“Shqipëria buzëqesh”/ Kryhen 8793 vaksina në 24 orë, shkon mbi 871 mijë numri total i tyre

Ka shkuar në 871 421 numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera në vend që nga fillimi i fushatës së vaksinimit.
Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë po ashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 8793 vaksinime.
Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa po ashtu çdo javë mbërrijnë doza vaksinash, duke e çuar totalin në 956,250 doza.
