“Shqipëria fluturon”/ BE hap kufijtë, 14 tendera për bileta avioni brenda 3 orësh (FOTO)

Faqja e pare e Agjencise se Prokurimeve sot numëron tendera vetëm për bileta avioni. Asnje tender për rrugë, shkollë apo spital, Gazeta Shqip zbuloi se ditën e sotme pas një kërkimi të thjeshtë, janë hapur 14 prokurime publike vetëm për bileta avioni.
Ajo që bie në sy janë edhe tenderi për blerje biletash nga Ministria e Puneve te Jashtme ku do të udhëtojë një person ‘anonim’ në Itinerarin, Tiranë – Milano – Tiranë.
Në tendera nuk janë të përcaktuar çmimi i biletave të avionit por vetëm data dhe ora e mbylljes së tenderit prej një harku kohor të shkurtër 3 orësh. Më të shpeshta janë tendera për Federatat e Volejbollit, Futbollit dhe Notit.
Ndërkohë që në fletën e njoftimit quhet klasi ekonomik. Nuk dihet si jepen këto tendera kur hapen dhe mbyllen brenda një harku kohor 3 orësh.
Vetëm dje BE dha lajmin për hapjen e kufijve me Shqipërinë duke i lehtësuar nga masat anti Covid/Shqip