Shqipëria-hapa të mëdha mbrapa në art e kulturë!

Të majtë e të djathtë,
mbetën duke sharë,
dhe pse shumë hapa hodhëm mbrapa,
në krahasim me kohën e parë!
E kam shumë seriozisht,
dhe s’bëj aspak shaka,
nëse ju them se Komunizmi,
ishte sistemi i vlerave të mëdha!
Nëse s’do ta jetoja vetë,
nuk do guxoja të flisja kurrë,
t’ju thoshja sa mbrapa kemi bërë,
në art dhe në kulturë!
Pikërisht në atë kohë,
u lindën dhe u rritën gjithë gjenitë,
dhe bio vetëm bio,
qenë gjithë talentet dhe dituritë!
Brezi i ri duhet ta dijë,
dhe ta dijë tamam,
se Shqipëria i kishte,
çdo gjë që kish një shtet europian!
Kish teatrin e operas dhe baletit,
me nivel të rangut botëror,
ansamblin e këngëve e valleve të shtetit,
që në Dizhon mori të artën kurorë!
Gjithë artistët që janë “Nderi i Kombit”,
është absolutisht e vërtetë,
janë shpallur si të tillë,
vetëm me ato që bënë para vitit 90-të!
Dua thjesht t’ju kujtoj shqiptarëve,
çfarë kishim para viteve ‘90-të,
çdo qytet nga Jugu në Veri,
kishte teatrin dhe estradën e vet!
Kishin shtëpinë e madhe të kulturës,
shtëpitë e pionierit pa dyshim,
bibliotekat e çdo qyteti,
dhe në çdo fshat të largët të vendit tim!
Ekzistonin të gjitha institutet,
e artit dhe kulturës,
e sot që të gjitha,
kanë mbetur tek bishti i urës!
Libri është histori e madhe suksesi,
në lartësinë e frymës bashkëkohore,
u përkthyen në miliona kopje,
të gjitha kryeveprat botërore!
Edhe sot përkthehen dhjetëra libra,
po niveli i përkthimit s’ka krahasim,
jo shumë e dinë se përkthimi,
është më së shumti dhe një rikrijim!
Sot ju thashë fare pak gjëra,
e kulluar është kjo e vërtetë,
sot janë përmbysur të tëra,
dhe vendi është mbushur plot me analfabetë!
A.DUKA
Të majtë e të djathtë,
mbetën duke sharë,
dhe pse shumë hapa hodhëm mbrapa,
në krahasim me kohën e parë!
E kam shumë seriozisht,
dhe s’bëj aspak shaka,
nëse ju them se Komunizmi,
ishte sistemi i vlerave të mëdha!
Nëse s’do ta jetoja vetë,
nuk do guxoja të flisja kurrë,
t’ju thoshja sa mbrapa kemi bërë,
në art dhe në kulturë!
Pikërisht në atë kohë,
u lindën dhe u rritën gjithë gjenitë,
dhe bio vetëm bio,
qenë gjithë talentet dhe dituritë!
Brezi i ri duhet ta dijë,
dhe ta dijë tamam,
se Shqipëria i kishte,
çdo gjë që kish një shtet europian!
Kish teatrin e operas dhe baletit,
me nivel të rangut botëror,
ansamblin e këngëve e valleve të shtetit,
që në Dizhon mori të artën kurorë!
Gjithë artistët që janë “Nderi i Kombit”,
është absolutisht e vërtetë,
janë shpallur si të tillë,
vetëm me ato që bënë para vitit 90-të!
Dua thjesht t’ju kujtoj shqiptarëve,
çfarë kishim para viteve ‘90-të,
çdo qytet nga Jugu në Veri,
kishte teatrin dhe estradën e vet!
Kishin shtëpinë e madhe të kulturës,
shtëpitë e pionierit pa dyshim,
bibliotekat e çdo qyteti,
dhe në çdo fshat të largët të vendit tim!
Ekzistonin të gjitha institutet,
e artit dhe kulturës,
e sot që të gjitha,
kanë mbetur tek bishti i urës!
Libri është histori e madhe suksesi,
në lartësinë e frymës bashkëkohore,
u përkthyen në miliona kopje,
të gjitha kryeveprat botërore!
Edhe sot përkthehen dhjetëra libra,
po niveli i përkthimit s’ka krahasim,
jo shumë e dinë se përkthimi,
është më së shumti dhe një rikrijim!
Sot ju thashë fare pak gjëra,
e kulluar është kjo e vërtetë,
sot janë përmbysur të tëra,
dhe vendi është mbushur plot me analfabetë!
A.DUKA