Shqipëria rrezikon milionat, Rama ‘gjen’ eksperten e Arbitrazhit: Lër një takim me mua, ke kohë sot?

Vitet e fundit, Shqipëria ka marrë një goditje të fortë në arbitrazh, ku si pasojë e gjyqeve të humbura, vendi ynë duhet të paguajë miliona euro.
Dje u mësua se avokatja e Shtetit, Enkelejda Muça është shkarkuar nga ky post, duke u zëvendësuar me Brunilda Lilon.
Por një ditë më pas, Rama ka zbuluar një tjetër ekspertë në arbitrazh.
Bëhet fjalë për Blerina Xherajn, juriste që punon në Londër dhe pedagoge në universitetin e Leyserit. E reja deklaroi se është i interesuar në fushën e Avokaturës së shtetit dhe Rama I kërkoi menjëherë takim.
PJESË NGA BISEDA:
Blerina Xheraj: Jam juriste, kam punuar në fushën e arbitrazhit. Aktualisht punoj në Londër. Jap mësim në universitetin e Leyserit. Jam arbitre e dhomës së arbitrazhit në Kosovë. Jam anëtarë e bordit e rregullave të Hagës mbi të drejtat e njeriut. Angazhimi është në Shqipëri, është për përmirësimin në fushën e arbitrazhit. Gjithashtu jam e interesuar në fushën e Avokaturës së Shtetit.
Edi Rama: Lëri një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?
Blerina Xheraj: Kam!
Kujtojmë se pas ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama në kuadër të nismës ‘Gati për Shqipërinë’, shumë shqiptarë të talentuar, të arsimuar dhe të profesionistë që jetojnë jashtë vendit, por edhe brenda vendit, janë shprehur të gatshëm të kontribojnë.
Përballja e Shqipërisë në arbitrazh
Në total, çështjet e arbitrazheve të qeverisë shqiptare, si pasojë e prishjes së kontratave dhe përplasjeve me kompanitë private përllogariten në një dëm prej 450 mln euro.
Veç shumës që duhet t’i paguhet Beketit, arbitrazhe të tjera që do të paguhen nga qeveria dhe që rëndojnë në buxhet deri tani janë ato me “Aktor” dhe “Copri”, 45 milionë euro, me “Dondi & Kubota” 90 milionë euro, ato në proces gjyqësor me Arka Energy B.V. – Akërnia 110 milionë euro dhe “Durrës Kurum Shipping” 100 milionë euro./Gazeta SHQIP