SKANDALOZE/ Grenell përkujton betejën e Fushë Kosovës: Sot nderojmë martirët serbë

Një postim i ish të dërguarit të Posaçëm të Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës vë në pikëpyetje të mëdha paanësinë e tij në këtë dialog.
Richard Grenell ka hedhur në rrjetet sociale një postim në lidhje me 28 qershorin, datë kur serbët përkujtojnë betejën e Fushë Kosovës ndaj Osmanëve më shumë se gjashtë shekuj më parë, e ku në 1989 Sllobodan Millosheviç jepte kushtrimin për luftrat e përgjakshme që pasuan në Ballkan, nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e në fund Kosova.
“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdanit! Në këtë ditë, më 1389, beteja kundër Osmanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princ Llazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shkruan Grenell.
Postimi ka tërhequr komente nga shumë ndjekës të ish të dërguarit të Posaçëm të Donald Trump për dialogun me Kosovën. Në pjesën më të madhe të tyre ai quhet si amator në histori dhe vihet në dyshim sinqeriteti dhe paanësia e të gjitha veprimeve të tij në dialogun mes dy vendeve.
Today we honor the #Vidovdan heroes.
On this day in 1389, the battle against the Ottomans in #Kosovo began.
Today is a memorial day to Saint Prince Lazar and the Serbian holy martyrs.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 28, 2021