Soreca jep lajmin e mirë: Nga 1 korriku ju duhet vetëm bateri në telefon, hiqet…

Nga 1 korriku hyjnë në fuqi projekti i financuar nga Bashkimi Evropian për tarifa zero të “Roaming” në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajmin e ka dhënë Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

“Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë. Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra me ngarkesë! Ky projekt është financuar nga BE dhe mundësuar nga Regional Cooperation Council (RÇ). Tregu i Përbashkët Regjional”, shkruan Soreca.

Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do u duhet më që të rimbushin celularin e tyre me tarifa shtesë për ta përdorur në brenda këtyre shteteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT