Surpriza/ Agron Shehaj i merr Bashës bashkinë e parë. Ja rezultatet në Kolonjë, Maliq, Selenicë

Pas mbylljet së votimit të anëtarësisë, ka nisur numërimi i votave për kryetarin e ri të PD për katër vitet e ardhshme.

Surpriza duket se vjen nga Selenica, ku ka fituar Agron Shehaj me 119 vota. Shehaj ndiqet nga Lulzim Basha, me 102 vota. Dy kandidatët e tjerë, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, kanë mundur të sigurojnë vetëm nga një votë.

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Kolonjë, ku kanë votuar 244 nga 287 qytetarë me të drejtë vote.

Në qytetin juglindor, kryeson kryetari aktual Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka siguruar 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.

Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq, ku gjithsej kanë votuar 517 demokratë.
Lulzim Basha ka siguruar 411 vota, Agron Shehaj 90, Fatbardh Kadilli 8 dhe Edith Harxhi 7vota. Ndërkohë, 1 votë është vlerësuar e pavlefshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT