Takimi Rama-Blinken sot, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Rikonfirmuan bashkëpunimin mes dy vendeve, partneriteti ynë po forcohet

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit Amerikan të shtetit Antony Blinken. Teksa publikon një foto të Ramës me zyrtarin e lartë të SHBA, ambasada thekson se në takim është rikonfirmuar bashkëpunimi mes dy vendeve.

Njoftimin e shpërndan vetë diplomatja Yuri Kim.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken & Edi Rama rikonfirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”, shkruan ajo.

Vetë Rama, ka bërë me dije sot se ai dhe Blinken kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë. Ky i fundit, u shpreh se është krenari që Shqipëria qëndron krah SHBA-së, teksa shtoi se do të përpiqet t’i bindë edhe vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë e kësaj marrëveshje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT