“Të flas Parlamenti me votë”/ Rama Keqardhje për mikun e vjetër, Shqipëria nuk mund ta mbajë mbi kurriz Ilir Metën

Kryeministri Rama edhe pse kishte kohë 30 minuta për të folur në parlament, e mbajti fjalën vetëm 2 minuta. Ai tha se Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e Republikës së Shqipërisë, ai ka dhunuar Kushtetutën, ka turpëruar shqiptarët në marrëdhënie me Amerikën
“Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e republikës së Shqipërisë, ai ka dhunuar Kushtetutën, ka turpëruar shqiptarët në marrëdhënie me Amerikën.Ilir Meta ka tradhtuar misionin e presidentit, ka poshtëruar Kushtetutën. Meta i ka humbur të gjitha shanset, Shqipëria nuk mund ta mbajnë në kurriz Ilir Metën. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm, por Meta i sotëm nuk mund ta mbajë këtë status, ai ka mbaruar punë tani le të flas parlamenti me votë,” tha Rama.
Deklarata
Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në dmeokracinë tonë parlamentare. Ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me bashkësitë ndërkombëtare në Shqipëria. I ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën. Ndaj ky Parlament duhet të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve shqiptarëve. Keqardhje për mikun tim të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm.. Tani të flasë parlamenti me votë.