“Të mbaj mend, protestove fuqishëm kundër meje”/ Studenti i ‘dhjetorit të dytë’ mes aplikantëve për nismën “Gati për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme sesionin e katërt online me aplikantët për “Gati për Shqipërinë”, me të rinjtë që bënë një prezantim të shkurtër të CV-së së tyre. Rama ka bërë me dije se kjo mënyrë vlen për të njohur aplikantët si dhe eksplorimin në fusha të ndryshme.

Por në takimin e online me aplikantët për platformën ‘Gati për Shqipërinë’ ka qenë edhe një nga studentët që protestuan në dhjetori për Reformën në Arsim.

Kryeministri Edi Rama tha se e mbante mend atë, pasi kishte “protestuar fuqishëm kundër tij”. Ai quhet Hansi Kapllani.

Rama: Ne jemi takuar bashkë apo jo?

Studenti: Po

Rama: Për dijeninë tuaj ne jemi takuar bashkë se doli në protestë fuqishëm kundër meje, prandaj e kam takuar, dhe pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, por të jemi shok

Studenti: Kjo është e bukura e këtyre takimeve

Back to top button
LAJMET E FUNDIT