“Tmerri” i qytetarëve të Tiranës, momenti kur algjeriani thyen derën për të grabitur një shtëpi (VIDEO)

Shpeshherë emigrantët që kalojnë përmes Shqipërisë apo që janë vendosur këtu, kthehen në problem dhe shqetësim për qytetarët.
I tillë është edhe rasti i një algjeriani, në lidhje me të cilin ditën e djeshme publikuam një video ku ai shihej duke ngacmuar qytetarët në rrugë dhe kryesisht gratë, të cilave iu afrohej duke iu folur apo duke bërë veprime të tjera të çuditshme. Ndërkohë një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë, ku po i njëjti person shihet duke thyer një derë për të grabitur.
Mësohet se ai quhet Hamza dhe nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi edhe më parë është denoncuar po për kërcënime të qytetarëve të Tiranës. Nga ana tjetër ende nuk ka një reagim nga ana e Policisë në lidhje me videon e publikuar ditën e djeshme.