Tritan Kalo poston fotot nga zona e kuqe: Pas 18 muajsh, jo vetëm që nuk zhvendosa zyrën, po jam ende këtu në ndihmë të gjithëkujt

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka rikujtuar kohën e vështirë të pandemisë së koronavirusit, që kur nisi më datë 8-9 mars 2020 në vendin tonë, e deri më sot.
Doktori thotë se pavarësisht rrezikut, nuk e zhvendosi zyrën e tij nga zona e kuqe, por edhe sot e kësaj dite ndodhet aty në ndihmesë të gjithëkujt që ka nevojë për të.
Kalo përmes një shënimi në rrjete sociale, thotë se e ka mbajtur aty në vijën e parë të rrezikut, sfida, për të qenë pranë të sëmurëve në çdo kohë, për t’u dhënë atyre sigurinë që duhet për t’u përballur me virusin famëkeq.
Shënimi i plotë i Tritan Kalos
Kohë kovidiane….19.06.2021….Jetë për jetët si dhe sfida ndaj vdekjes, do t’a titulloja postimin tim të sotëm….18 muajt e “betejës me armikun e padukshëm” virusin e Sars-Cov2/Covid-19 shkaktarit të Pandemisë së Covid-19, si dhe përpjekjeve për të shpëtuar sa më shumë jetë të sëmurësh të prekur prej kësaj “flame mbarëbotërore”, do të rrënjosen thellë në kujtesën e gjithkujt nga ne….Për mua janë 18 muaj tejet të veçantë, sepse i plotëndërgjegjshëm jo vetëm që nuk e çvendosa zyrën time nga “Zona e parë e kuqe në vendin tonë”, aty ku edhe nisi “beteja me armikun e padukshëm” në mbrëmjen e 8-9 Marsit 2020 e ku me siguri edhe do të përfundoj, por përkundrazi jam aty edhe sot e kësaj dite në një sfidë të plotë me të….BESOJ të jetë një rast unik në mesin e MANTELBARDHËVE në Shqipëri dhe më gjërë….Mëndjeçartësi e imja, siguri e mirëbazuar në njohuritë e mija mbi rrezikshmërinë e sëmundjeve të tilla apo ishte dhe mbetet një sfidë, për të qënë aty pranë të sëmurëve në çdo kohë si dhe për t’u dhënë atyre sa më shumë siguri, për t’u përballur e ngadhnjyer mbi këtë virus jetëlëndues dhe jetëmarrës….Ju them i plotësisht i bindur se ishin këto dy të fundit, i nisur nga dëshira për të dhënë te gjithkush që shpresonte dhe besonte në Punën, Profesionalizmin, Përkujdesjen dhe Përkushtimin tonë si EKIP, një mesazh të madh shprese e besimi, për ngadhnjimin e sigurtë të jetës mbi vdekjen….Një prani e tillë sillte dhe sjedh më shumë siguri e besim edhe për personelin tonë mjeksor, sepse edhe ato jo pak rrezikuan në këtë betejë dhe e kishin të nevojëshme një mbështetje e ngrohtësi të kësaj natyre.….Fundjavë sa më mbarë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas….Together forever!!!