U shkarkua me 104 vota/ Shpërthen Meta: Parlament monist, duan të shmangin vëmendjen nga 25 prilli

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka ironizuar vendimin e Kuvednit për ta shkarkuar atë, duke thënë se është i “gatshëm për takimin e 10 majit”, duke nënkuptuar se procedura e ndjekur nuk ishte sipas rregullores, pasi pretendimet e Metës nuk u dëgjuan.
“Shfaqje për të shfokusuar vëmendje nga 25 prilli, po spostohet vëmendja tek fajtorët që nuk ekzistojnë. Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik. Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit të parlamentit monist në një epokë të pluralizmit politik parlamentar. Zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar. Duhet të jemi të duruar derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve.
Shkarkimi shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor. Kjo përfshirje është denoncuar edhe në institucionet e prokurorisë pavarësisht se nuk kemi ndonjë të dhënë nëse është ndaluar dikush për këtë veprim të paligjshëm. Nuk po ju lodh kokën as juve as shqiptarëve. Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër presidentit. Është një gjë e qartë që shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model. Por e dinë të gjithë që presidenti ka bërë përpjekje për të ndaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve. Numri i denoncimeve është shumë herë më i lartë se në vitin 2017. Kjo ka ndodhur për shkak të moshetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut dhe tentativës për të përsëritur tërmeti. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti i parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Pres verifikimin e ankimeve, Do bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re për rivendosjen e sistemit të llogaridhënies në të gjitha nivelet”, u shpreh Meta,” tha Meta.