Vajza nga Përmeti që kërkon të bëhet prokurore, Soreca pret në zyrë Esmeraldën: Ramë dakord të… (FOTO)

Esmeralda, është një vajzë e re nga Përmeti, që dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e Fuqisë së Ligjit në Shqipëri.
Ajo u njoh rastësisht me ambasadorin Luigi Soreca gjatë “Javës Europiane” dhe së fundmi ka shkuar për një vizitë edhe në zyrën e tij.
Ambasadori i BE shkruan se e ftoi Esmeraldën në zyrë për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj, pasi së shpejti do të fillojë fakultetin juridik në Tiranë.
“Gjatë ‘Javëve të Evropës 2021’, ndaluam në Përmet ku takova Esmeraldën e cila dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e Fuqisë së Ligjit. Unë e ftova atë në zyrën time për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë në Tiranë Fakultetin Juridik.
Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë gjatë studimeve të saj. Me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara! Mbështetja e fuqizimit të të rinjve në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore për ne. Të rinjtë e sotëm në Shqipëri janë qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian”, shkruan Soreca./Gazeta SHQIP