VIDEO/ Dikur i mësonte “tiki-takën” Barcelonës, sot zbret në Kategorinë e Dytë, Flamurtari prek fundin!

Flamurtari shkon aty ku askush në Vlorë nuk e kishte imagjinuar! Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë.

Vlonjatët janë mposhtur në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë pas një sezoni mungesë.

Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë.

Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj.

Një tronditje kjo për Flamurtarin, që pasi u rrëzua një sezon më parë nga Kategoria Superiore në të Parën, tashmë e shikon veten akoma më poshtë, duke u fundosur në Kategorinë e Dytë.

Një goditje e rëndë për historinë e këtij klubi që dikur i mësonte “tiki-takën” Barcelonës, e trondiste Partizanin e Beogradit në Kupat e Evropës

Në Vlorë tifozët dhe ish lojtarët që kanë bërë historinë me këtë klub kanë drejtuar gishtin nga kryebashkiaku Dritan Leli.

Një ndër to është ish lojtari Ervin Fakaj i cili në një status në rrjetet sociale shkruan:

“Dy organizatore, dy numra 10, dy lojtare te denje per cdo klub qe kerkon te shkaterrohet ne menyre te pameshirshme. pa
asnje emocion per historine dhe pa asnje pergjegjesi per te tashmen. Flamurtari i madh sot vdiq. dy “play-maker” qe meritojne titullin e “nderit” non grata per nje qytet qe ka pare te munde Barcelonen dhe jo vetem!”, shkruan Fakaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT