VIDEO: Incident në Mitrovicë, Policia e Kosovës sulmohet me fishekzjarrë nga disa maturantë serbë

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Mitrovicë, tek Ura e Ibrit.

Mediat në Kosovë raportojnë se një grup maturantësh serbë kanë shkuar pa paralajmërim në këtë anë të Mitrovicës dhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve policorë.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

“Një grup maturantësh afro 30-40 persona kanë shkuar tek Ura e Ibrit pa paralajmërim dhe kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia. Do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, ka thënë zëdhënësi i policisë Besim Hoti.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se maturantët kanë mbajtur me vete edhe flamujt serbë.

a

Back to top button
LAJMET E FUNDIT