VIDEO/ “Shëmbëlltyrë frymëzuese e Shqipërisë që duam”, Rama publikon projektin

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet mbresëlënëse nga fushat në Malësinë e Madhe ku po kultivohen bimë medicinale.

Rama shkruan se kjo kompani synon të bëhet prodhuesja më e madhe e bimëve medicinale në rajon.

Postimi i plotë:

#RESPEKT

Shihni këto qindra hektarë fusha piktoreske në Malësi të Madhe të familjes Skora dhe fermerëve të zonës, shembëlltyrë frymëzuese e Shqipërisë që duam, ku falë punës së palodhur e mbështetjes së merituar financiare edhe nga qeveria shqiptare, përmes AZHBR dhe programit të ndihmës europiane për bujqësinë, kjo kompani synon të bëhet prodhuesja më e madhe e bimëve medicinale në rajon.

#ShqipëriaeArdhmjaJonë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT