Video të frikshme/ Ja si rrugët kthehen në pistë garash! Mercedes-i me logo parlamenti sfidon në autostradë!

Parakalime në krah të kundër dhe kërshillëk policisë, çmenduria e të rinjve në rrugë me shpejtësi deri në 280 km/h.
Në tunele, autostradë apo akse të ndryshme rrugore, të rinjtë shfaqin ‘forcën’ e tyre me makinat e shtrenjta dhe shpejtësi skëterrë, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por edhe qytetarëve të tjerë.
Duket se vetë policia është e pafuqishme përballë ‘parakalimeve të vdekjes’.
Madje një prej këtyre makinave ka edhe logon e parlamentit të Shqipërisë, që sfidon policinë. Videot janë marrë në rrjetet sociale, ku të rinjtë nuk ngurojnë të ekspozojnë çmenduritë që kushtojnë jetë.
Ishte pikërisht shpejtësia që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi, të cilët humbën jetën mëngjesin e djeshëm në një aksident në aksin Fier-Vlorë. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin u godit nga një ‘Audi’ luksoz, që po lëvizte në rrugë me mbi 150 km/h.