Vuçiç parapregatit dhe i drejtohet popullit: Gati për të folur për kompromis me Kosovën, por kurrë për poshtërim

Presidenti i Serbisë të Premten tha se negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që u bllokuan vitin e kaluar, do të rinisin brenda ditësh.

Aleksandar Vuçiç të Premten nuk specifikoi datën por tha “dialogu do të vazhdojë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe.

“Ne po flasim për ditë, jo javë,” tha Vuçiç. “Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të biseduar. Serbia nuk dëshiron një konflikt të ngrirë,” tha ai.

Presidenti serb i foli popullit përpara nisjes së një bisedimi mes Prishtinës dhe Beogradit. “Serbia është gjithmonë e gatshme të diskutojë një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por ajo kurrë nuk do të jetë e gatshme të diskutojë çdo lloj poshtërimi të Serbisë”, tha Vuçiç.

Vuçiç foli pasi të dërguarit e SH.B.A.-së dhe BE-së vizituan këtë javë si Serbinë dhe Kosovën si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve afatgjata që mbeten një burim tensioni në Ballkan vite pas Luftërave të viteve 1990 ‘.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT