Vuçiç video-konferencë me Ramën e Zaev më 29 qershor për ‘Minishengenin’, Kosova refuzon

Pasi tha se ishte i keqardhur për vendimin e BE për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njofton se bashkëpunimi mes vendeve tona do vazhdojnë.
Vuçiç njofon mbajtjen e një konference të rëndësishme me kryeministrat Rama dhe Zaev më 29 qershor në kuadër të iniciativës së ashtuquajtur “minishengeni” rajonal.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por duket se Kosova ka refuzuar, ashtu siç ka bërë me të gjitha takimet që lidhen me ‘Shengenin Ballkanik’.
Në videokonferencë pritet të diskutohen disa marrëveshjeve të përbashkëta që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve siç janë ato të lejeve të punës, qarkullimit të mallrave, njerëzve etj.
“Dua të njoftoj se më 29 qershor do të kemi një video konferencë të rëndësishme me Kryeministrat e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Brenda kornizës së iniciativës sonë rajonale, të cilën shumë e quajnë “mini Shengen”, vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet tona.
Ne besojmë se do të marrim vendime përfundimtare për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore në territorin e vendeve tona, besoj se së bashku do të mundësojmë qarkullimin e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Dhe ajo që ka një rëndësi të madhe për ne është i ashtuquajturi sistemi i lejeve të punës, ku ai që merr një leje në territorin e njërit prej këtyre tre vendeve do të ketë një leje pune për secilin nga vendet, e cila ka një rëndësi të madhe”, shkruan Vuçiç.