Zeka merr në mbrojtje gjyqtaren e Elbasanit: Shqiptarët janë më keq se kuajt, ju hodhën mbi shpinë. Atë veprim mund ta bënte edhe gruaja ime

Gazetari Milaim Zeka i ka konsideruar të tepërta reagimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm në lidhje me videot e publikuara të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila ‘sfilonte’ në korridoret e Gjykatës së Elbasanit teksa dhe këndonte këndën “Mafia”.

I ftuar në “Shqipëria Live”, Zeka tha se vetëm shqiptarët të sullen kur t’i rrëzohesh.

Sipas Zekës, gjyqtarja ka bërë disa veprime që do t’I bënte edhe gruaja apo vajzat e tij. Zeka shtoi se problem duhet të jenë vendimet që merr gjyqtarja dhe jo këto video.

Pjesë nga biseda:

Milaim Zeka: Gazetarja: Kali është kal, por kur rrëzohesh para tij, asnjëherë nuk të sulet. Ose ulet dhe ai, ose ngrihet me këmbë lart.

Vetëm shqiptarët i hidhen mbi shpinë një njeriu të rrëzuar. Gjyqtarja në fjalë ka bërë një veprim që mund ta bënte edhe gruaja ime, vajzat e mia. Të gjithë kemi jetën tonë private.

Gazetarja: Vajzat e tua nuk janë gjyqtare…

Milaim Zeka: Ministria e Drejtësisë reagon me një deklaratë Tik-Toku, ç’i hyn në punë kjo gjë ministers.

Gazetarja: Jo ajo ka thënë se nuk i komenton videot, por ka shtuar se Kapedani po hetohet për lirimin e një të dënuari..

Milaim Zeka: Pse tani dolën këto skandale…?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT