Zgjedhje në PD/ Hoxha: Harxhi, Shehaj dhe Kadilli duhet të tërhiqen nga gara ta lënë Bashën vetëm

“Kandidatët duhet të tërhiqen nga gara dhe ta lënë Bashën vetëm” kështu u shpreh ditën e sotme Indrit Hoxha në Breaking në TopNews ku u fol pë garën brenda PD.

Hoxha shtoi më tej duke folur edhe për Agron Shehaj i cili kandidon përball Lulzim Bashës, dy zonat elektorale të Shehaj nuk u fituan nga partia Demokratike edhe ai i bie të jetë një humbës i listës Basha.

“Sfidant përball ndaj Bashës shoh vetëm Kadillin dhe Harxhin, kam kërkuar rinumërim brenda partive politike në Elbasan dhe Tiranë. Unë mendoj se do kemi surpriza pasi mendoj se numri 2 nuk del deputet. Çdo njeri që ka ambicie duhet ti njohë strukturat e parties dhe seksionit të parties demokratike. Dy zonat elektorale të Shehaj nuk u fituan nga partia Demokratike edhe ai i bie të jetë një humbës i listës Basha. Nëse ka antiamerikan Shehaj duhet ti thotë me emra pasi PD duhet të ketë një aleancë shumë të madhe me Amerikanët. Bash aka njohur edhe zgjedhjet lokale me kandidatë për deputet që futi nga opozita e tanishme parlamentare. Për mua të tre kandidatët duhet të tërhiqen nga gara dhe ta lënë të vetëm Bashën,” u shpreh Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT