300 anëtarët e Këshillit të PD! Mbeten jashtë Ristani, Harxhi, zgjidhen Andi Lila, Agim Baçi, Julian Deda dhe djali i Olldashit

Partia Demokratike ka shpallur këtë mesditë listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. PD ka bërë të ditur emrat e 300 anëtarëve, që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.
Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Agron Musaraj ish-ministër i Brendshëm, Aulon Kalaja aktivist, Arben Ristani, Ardjan Isufi, Halim Kosova, Jamarber Malltezi, Kastriot Islami, Klodiana Shala, Niazi Kosovrasti, Sait Dollapi, Valentina Duka.
Kemi dhe emra të njohur si futbollisti Andi Lila, aktori Julian Deda, Aldo Bumçi, Agim Baçi, Asllan Dogjani, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Blendi Kasmi, Adritaik Lami, Dorjan Teliti, Ilirjana Kuçana, etj./Gazeta Shqip