Abuzimi me tenderat, Basha-Ramës: Më në fund pranove që e ke zhytur vendin në korrupsion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në prezantimin e paketës së re të prokurimit publik.

Lideri i PD shkruan se Rama, pas 8 vitesh në pushtet, pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.

Sipas Lulzim Bashës, Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.

“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha.

Gjatë një takimi që pati me ministrat, Rama u shpreh se  70% e tenderëve të bërë kanë pasur probleme, ku pjesa më e madhe ka pasur probleme sa i takon hartimit të kritereve. Kryeministri u shpreh se 20% e institucioneve nuk kanë reaguar ndaj rekomandimeve të Agjensisë së Prokurimit Publik.

Pas takimit që pati me kryebashkiakët, Rama ka mbledhur në kryeministri ministrat, të cilët i paralajmëroi se çdo rast abuzimi me tenderat do shkojë në SPAK./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT