Aksidenti tragjik në Kroaci! Pandeli Majko pranë vëllezërve Kosovarë, pret trupat e viktimave në kufi (Video)

Kanë arritur në Kosovë trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci. Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tre vetura, të shoqëruara nga policia.

Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Përveç tyre, edhe shumë qytetarë kanë dalur t’i nderojnë viktimat.

Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës. Pranë tyre ishte dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, aktualisht ministër për diasporën. Majko siç shikohet nga videoja e mëposhtme përqafon ambasadorin Hasani dhe i jep ngushëllimet e tij./Gazeta Shqip

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT