“Amerikanët janë ndjerë të ofenduar nga Ilir Meta”/ Burimi: Shkak janë edhe deklaratat e Llallës kundër ambasadorit Lu

“Amerikanët janë ndjerë të ofenduar nga Ilir Meta” tha gazetari Genc Burimi i cili ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në TopNews.

Burimi u shpreh më tej se: amerikanët janë ndier të ofenduar nga Ilir Meta për shkak edhe të Adriatik Llallës, pasi ai e akuzoi ambasadorin Lu se kishte kërkuar arrestimin e Berishës dhe Metës.

“Reeker në Shqipëri, biznes politik. Amerikanët janë ndjerë të ofenduar nga Ilir Meta për shkak edhe të Adriatik Llallës, pasi ai e akuzoi ambasadorin Lu se kishte kërkuar arrestimin e Berishës dhe Metës. Reeker i ka bërë shantazh Bashës për të hyrë në parlament në shtator. Nesër Amerika mund të bëhet armike e Shqipërisë, pasi amerika e kontrollon Shqipërinë. Ata duhet të respektojnë institucionet e pavarura të Shqipërisë, amerikanët janë aleatët tanë. Rama po bën 500 milionë eurobond, nuk e kuptoj çfarë ndihme na jep amerika. Për amerikanët Berisha është një asgjë, ata gabuan kur kuptuan se rreziku i moshapjes së zgjedhjeve është PD-ja. Frika e Amerikanëve ishte frika se Basha doli se nuk i njoh zgjedhjet, ata që panë amerikanët ishte se problemi është Bullgaria dhe Berisha. Kjo rrezikon që Berisha ti thotë Bashës 6 muaj mos shko në parlament. Ky mund të jetë edhe një biznes pasi Basha mund ti kërcënoj Amerikën ose hiqni Berishës vendimin “nongrata” ose unë nuk hyj në parlament,” tha Burimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT