“Armiku që u bë mik”! Miqësia e “çuditshme” e kryeministrit Rama dhe presidentit serb Vuçiç (Faktet)

Miqësia e kryeministrit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, po forcohet edhe më shumë kjo për shkak të pozicioneve që mbartin edhe ides së përbashkët të “Ballkanit të Hapur”.
Në fjalën e mbajtur presidenti serb Vuçiç bëri një ndasi ndërmjet kryeministrit Rama dhe Zaev. Vuçiç foli me fjalë të mëdha për Ramën duke iu drejtuar me fjalët: “Miku im i dashur i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë,” ndërsa Zevit thjesht: “I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev”.
Por nuk mbaroi me kaq gjatë panelit të diskutimeve presidenti Vuçiç tha se: Edin e takova në vitin 2015, ishin në pozitat e 2 armiqëve, njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë që të afrohemi pa kërkuar bashkëpunim dhe të bëjmë diçka për pikë politike. Tani nuk mendojmë për gjërat të tilla por mendojmë për të ardhmen. Mendoni se do t’i përgjigjem dikujt që nuk ka dashur të bashkohet? Jo! Na vjen keq, por nëse duan mirë, nëse nuk duan prapë mirë. Njerëzit e kutpojnë rëndësinë e kufijve të hapura dhe të lëvizin mes kufijëve tona. Serbët ndjehen mirë në Shqipëri, në bregdet. Nuk e di si do përgjigjet Edi për këtë… Çdo fjalë që do të thotë Edi, unë do ta nënshkruaj 100%. Tani po ua them. Edi do ta nënshkruash ti?, u shpreh Vuçiç.
Ndërkohë nuk mungoi as përgjigja e kryeministrit Rama i cili tha se: Tani ai pret që unë të flas diçka për Kosovën, po nuk do ta nënshkruajë kuptohet.
Në gjuhën e komunikimit publik, kjo sjellje e kryeministrit Rama me presidentin Vuçiç shkon përtej kostumit që mbartin. Nga përgjigjet që i japin njëri-tjetrit ata duken sikur janë rikthyer në miq, këtë e tregojnë takimet e shpeshta, mënyra si i drejtohen njëri-tjetrit. Pra nga armik siç tha Vuçiç në 2015, kryeministri Rama është bërë mik për presidentin e Serbisë./Gazeta Shqip