Basha pret kryekomunarin e Bujanovcit, flet për takimin Rama-Vuçiç: Spastrim etnik në Preshevë, ai bën foto

Në ditën kur Rama, Vuçic dhe Zaev shpallën nismën për Ballkanin e hapur në Shkup, kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij në Tiranë, kryetarin e Komunës së Bujanovcit në Preshevë, Nagip Arifi.
Në një prononcim për mediat, Basha ka pasur një thirrje direkte për SHBA dhe BE duke thënë se duhet të ndërhyjnë për të ndalur spastrimin etnik që po i bëhet Luginës së Preshevës nga Serbia.
“Në këtë korrik të nxehtë të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e luginës së Preshevees ku do të vlerësoja spastrimin që po i bëhet komunës së Preshevës. OSBE SHBA të bëjë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Në Preshevë nuk as dhe një mjek shqiptar, diskriminimi vazhdon. Vazhdon diskriminimi me mosnjohjen e diplomave për ata që kanë studiuar në universitetin e Prishtinës. Qytetarët e luginës së Preshevës përballen me sfida të mëdha. PD dhe unë do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence dhe për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme politike shqiptarëve dhe Luginës së Preshevës. U shpreh mirënjohjen time zotit Arifi dhe drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës. Nuk e di sa kohë i ka kushtuar Edi Rama këtij problemi kur flet me mikun e tij Vuçiç, por në qoftë se i ka kushtuar pak kohë e ka mbajtur të fshehtë mjaft mirë”, tha Basha.
Basha shfrytëzoi këtë komunikim për të reaguar edhe për nismën Open Balkans, duke deklaruar se duhet të marrë fund çdolloj hipokrizie pasi sipas tij në këto takime po prodhojmë vetëm fotografi.
“Në takim nuk e di se çfarë po bëjnë dhe po prodhojnë përveç fotografive. Pozicioni është ai që ka qenë. Duhet ti japim fund hipokrizisë, lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi një synim dhe kërkesë e të gjitha proceseve ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor. Kanë dëshirë për protagonizëm dalin e bëjnë fotografi në këto ditë vere, po kthehet në alibi dhe ngecje në vend të objektivave që duhet të ketë secili nga shtetet në rajon, duke filluar me njohjen e ndërsjellë të republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës. PD e mbështet dialogun mes tyre”, tha Basha.
Kryekomunari Arifi tha se gjatë këtij takimi ka folur për sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Bujanovcit.
“Patëm një takim me Bashën paradite kam pasur takim me metën dhe me ministrin Majko dhe tani me Bashën. E njoftova me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e luginës së Preshevës kryesisht në Bujanovc, se si është duke vepruar serbia ndaj luginës së Preshevës si është, duke përdorur metodën e pastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit të shqiptar. Besoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Evropën e Bashkuar”, tha Arifi.