“Bota e krimit po fiton tendera në Fier”/ Petro Koçi “rrëfehet” për një orë në SPAK: Zyrtarët nuk i kanë pritur mirë, LSI…

“Bota e krimit është influence dhe ka lidhje të konsoliduar me politikën në Fier”. Kështu deklaroi Petro Koçi pas “rrëfimit” të bërë në SPAK në lidhje me akuzat publike të bëra se njerëzit nga bota e krimit po fitojnë tenderat dhe se po shantazhojnë zyrtarët lokalë.
Ai në deklarimin e tij të dhënë për mediat pas daljes nga SPAK ai ka qenë tepër i rezervuar duke mos dhënë emra konkret se cilët janë zyrtarët lokalë të kërcënuar apo njerëz të botës së krimit që kanë pëfituar fonde nga prokurimet publike.
“Bota e krimit në Fierit është goxha influence. Ju e dini që bota e krimit në Fier ka pasur edhe lidhje të konsoliduar me politikën, mund të them se edhe në marrëdhëniet me LSI ndikuan, për rastet që kam denoncuar edhe konkretisht i ripërmenda kam një vullnet për të bashkëpunuar me drejtësinë. Unë jam politikan nuk marr kompetencat e prokurorit”, u shpreh Koçi.
Ai ka qëndruar për rreth një orë në zyrat e SPAK.