Braçes “s’i ndahet shpirti” nga shalqiri: Produkt me zemër, mund e djersë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka promovuar sërish sot shalqirin e Divjakës, për të cilin shprehet se është një produkt i përfituar në sajë të mundit dhe sakrificës.
Ai ka ndarë disa foto në Facebook, ku duket shalqiri i prodhuar në fshatin Sulzotaj, nga fermeri Lutfi Kasmi.
Sipas Braçes ky produkt është prodhuar me mund, djersë e sakrificë për t’u eskportuar në të gjitha qytetet e tjera të vendit.
“NE SULZOTAJ,
TEK LUFTI KASMI DHE TOKAT E TIJ!
SHALQI SI QEMOTI!
Pune, mund, djerse, sakrifice,
te gjitha tek ky produkt me zemer!”, shkruan Braçe në Facebook.