‘Çfarë çike’, Dua Lipa ndodhet në Tiranë, Rama poston foton me këngëtaren e famshme

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ndodhet në Shqipëri, ku ka takuar kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka postuar në profilet e tij në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet së bashku me Lipën. Bashkëngjitur me foton, Rama shprehet se Dua ka kapur qiellin e botës muzikore dhe nuk ka nevojë për asnjë koment.

Gjithashtu kryeministri ndan edhe një koment për këngëtaren me famë botërore, që pati kënaqësinë ta njihte. Në foton në fjalë, Dua shfaqet teksa mban në duar librin me piktura të Ramës.

Dua Lipa ndodhet në Tiranë, Rama poston foton me këngëtaren

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike??”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT