Clarku: Clintoni më tha se Kosova është gjëja më e mirë që e ka bërë gjatë presidencës së tij tetë vjeçare

“Ai shprehu mbështetje për synimet e qeverisë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet mbarëshoqëror.
Shteti i Kosovës është miku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, shtoi gjenerali Clark, teksa rikujtoi herën kur presidenti Bill Clinton, pas vizitës së tij të fundit në Kosovë, i kishte thënë se Kosova është gjëja më e mirë që e ka bërë gjatë presidencës së tij tetë vjeçare.
Më tej, ai tha se Kosova është histori suksesi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si asnjë tjetër”.