“Çmendia nuk ka fund”/ Braçe nxjerr videot: Çfarë ndodh pas “shtetrrethimit”

Zv/kryeministri Erjon Braçe përgjatë 24 orëve ka denoncuar fenomenin e ndërtimit të pallateve pa pushim duke mos respektuar asnjë orar dhe madje as orën policore të vendosur nga shteti.

“Ora 23.39, e shtunee! Çmendia nuk ka fund! Keetee tjetrin e zuri tani. Peer 20 minuta duhet tee nis ndalim qarkullimi medemek! Peer makinat, peer njereezit; JO PEeR ZHURMAT SE PEeR TO SKA THENE KUSH GJeE!”, do të shkruante Braçe në një postim të tijin.

Pas orës 00:02 Braçe poston një tjetër video ku shkruan se “Ora 00.02, e dielee! Vazhdon! Ka nisur edhe ndalim qarkullimi medemek! Dua ta faleenderoj SHEHU 2AB KONSTRUKSION qee na hap sytee e mendjen nee keetee oree!”, shkruan Braçe.

Denoncimet e tij nisën mëngjesin e ditës së djeshme, ku zhurmat i “prishën gjumin”, ndërsa edhe ankesa e tij te punëtorët nuk u morën në konsideratë. Madje ato me ironi i kishin reaguar ndaj numrit dy të qeverisë se “muzika (zhurma) lejohet deri në ora 23:00.

“Ora 23.23, e shtunee! Ky eeshtee kapitalist mee i pameeshirsheem se ai i meengjesit; eeshtee djathtas! Ky i mban punetoreet me tre turne! I thashe qee nee oreen 23.00 ka ndaluar muzika!
Aaaaa, po ne nuk bejmee muzike, nee beejmee zhurme tha; peer to nuk ka orar!”, shkruan Braçe në mesazhin e tij.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT