E diela mbipopullon plazhin e Shëngjinit: Mijëra vizitorë e kishin zgjedhur këtë bregdet për të kaluar pushimet

Mijëra pushues vendas, por edhe nga rajoni kishin zgjedhur që ta kalonin fundjavën në bregdetin e Shëngjinit. Janë kryesisht vizitorë besnikë që e preferojnë këtë plazh për pushimet.

Thonë se u pëlqejnë kushtet, natyra e mrekullueshme dhe qetësia.

Falë masave të marra nga pushteti vendor dhe bizneset Shëngjini gjithnjë e më tepër po tërheq pushues të shumtë. Numri i tyre po rritet e po ashtu edhe strukturat akomoduese.

Muaji korrik dhe gusht regjistrojnë edhe numrin më të madh të turistëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT