E FUNDIT – Covid zhduket në 4 qarqe/ Ministria publikon të dhënat, situata 24 orët e fundit

Katër qarqe në Shqipëri janë të çliruara plotësisht nga koronavirusi. Qarqet e Beratit, Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës nuk kanë aktuliasht asnjë të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 dy qytetarë nga Tirana.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë të vdekur nga koronavirusi.

52 raste aktive me covid në gjithë vendin

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

3 të shtruar në spital

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

2 të shëruar 24 orët e fundit

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1140

Testime totale 818,619
Raste pozitive 132,537
Raste të shëruara 130,029
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT