Emocionuese/ Këngëtarja e famshme greke këndon për herë të parë në shqip “25 gërsheta”

Kënga “25 gërsheta” e Eli Farës ka falur momente emocioni për të gjithë shqiptarët në Greqi.
Por ajo që e bën më emocionuese është fakti se këtë herë kënga u këndua në shqip nga këngëtarja e njohur greke Glikeria, e cila u transmetua në kanalin televiziv Mega.
Kënga u përpunua nga artisti shqiptar Dasho Kurti, i cili shoqëroi këngëtaren teksa ajo këndonte shqip për herë të parë. Ndërsa momenti i veçantë është publikuar nga Komuniteti Shqiptar në Greqi.