Eshtrat e gjetura në Përmet, ministria e Kulturës: Janë varreza mesjetare! Çika: Po bëjnë politikë, nuk ka ekspertizë finale

Ministria e Kulturës ka hedhur poshtë zërat se varret e gjetura në zonën e Përmetit mund të jenë të njerëzve të pushkatuar gjatë regjimit komunist, që po kërkohen ende e kësaj dite.

Reagimi ka ardhur nga minsitrja e Kulturtës, Elva Margariti, e cila me anë të një njoftimi në rrjetet sociale shrpehet se “Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

“Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet! Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar. Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar”, thuhet në reagimin e ministrisë Kulturës.

Por kjo u kundërshtua ashpër nga kreu i shoqatës së Antikomunistëve dhe të Persekutuarve, Nebil Ccika gjatë emisionit “Breaking” në Top Neës. Sipas tij kjo bëhet për qëllime politike për të fshehur ndonjë të vërtetë. “Ne nuk po themi se janë të tonat, të të persekutuarve, por duhet të kemi ekspertizë të thelluar, nga antropologët. Çpunë ka ministria e Kulturës me këtë ccështje, kërkon ta mbulojë. është politike, këtu nuk kemi institucione të specializuara që ta përcaktojmë. E dini ju se për dyshimet për eshtrat e një prifti katolik unë kam shkuar dhe i kam kryer analizat antropoligjike në Itali dhe kjo me ndihmën e Vatikanit”, tha Çika

Back to top button
LAJMET E FUNDIT