“Faleminderit për mbështetjen”! Dua Lipa në Tiranë, jep lajmin e mirë: Ndoshta mund ta bëj një këngë shqiptare

Pas vizitës së saj në Tiranë, këngëtarja Dua Lipa e shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ku të pranishëm kanë qenë edhe gazetare.

“Me vjen mirë që sot kam mundësinë me “Sanny Hill” dhe që mund të ndihmoj sa do pak. Kjo është një mënyrë e vogël se çfarë mund të bëj nga ana ime. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, ka thënë Dua.

Sa i përket festivalit të Sanyy Hill Festival Dua tregoi se pjesëmarrës do të jenë artisë të vendeve të ndryshme, shqiptarë gjithashtu, ndërsa nuk tregoi emra konkretë duke e lënë surprizë deri në moment të fundit.

“Në vitin 2020 presim që festivali të jetë 4 ditor”, ka thënë Dukagjin Lipa.

Sa i përket realizimit të një këngë me vlerat, traditat shqiptare, Dua u shpreh se ka ende shumë punë dhe ndoshta kjo mund të arrihet nëpërmjet modernes dhe tradicionales shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT