Familja e Dua Lipës ende me pushime në Shqipëri, postojnë fotot më të bukura në “Instagram” (FOTO)

Dua Lipa së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid, erdhën para disa ditësh në Shqipëri, për një arsye mjaft të veçantë. Këngëtarja e famshme shqiptare dhe familjarët e saj vizituan nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që kanë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”.
Kjo iniciativë u nis nga Dua në bashkëpunim me miqtë e saj për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve të forta që shkatërruan shumë shtëpi.
Përveçse pa Tiranën, familja Lipa gjithashtu vizitoi Krujën dhe Durrësin, nga ku nuk nguruan që të postonin foto me miliona ndjekësit e tyre. Por duket se ata nuk e kanë lënë me kaq, pasi tani ndodhen në jug ë vendit duke shijuar plazhet e bukura.
E sigurisht që ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale, duke u treguar kështu fansave të huaj se sa e bukur është Shqipëria.