Fitorja e Italisë/ Momenti kur deputetja e PS “shpërthen” në festë dhe përqafon ambasadorin Soreca (Video)

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, i cili u shfaq në shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, deputetes Blerina Gjylameti dhe ambasadores Yuri Kim kanë qenë mbrëmjen e djeshme edhe në “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur live finale e EURO2020 mes Italisë dhe Anglisë.
Gjylameti na qënka një tifoze e zjarrtë e Italisë. Gazeta Shqip ka siguruar një video të momentit kur deputetja vrapon për të përqafuar ambasadorin Italian në Shqipëri dhe ambasadorin e BE-s, Luigi Soreca. Lumturia e madhe e fitores së Italisë bëri që Gjylameti të dalë nga “kostumi i deputetes” dhe ti jap një përqafim të ngrohtë ambasadorëve.