Frrok Çupi: Tani po bëjmë shtet, Rama i lodhur nga korrupsioni

Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar ditën e sotm në emisionin “Breaking” në TopNews, ku folën pë operacionet e SPAK dhe arrestimet. Çupi tha se drejtësia ka folur, ka ndodhur lufta ose sulmi mbi korrupsionin, do të thotë se po ambjentohemi të ndërtojmë shtet. Hera e pare që qeveria mban anën e drejtësisë përballë, njerëzve të vet.
Analisti u pyet edhe për konferencat e Ramës ku u tha zyrtarëve, se do ti çonte vetë në SPAK, Çupi u shpreh se Rama e ka të folurën e mesme, e një kryeministri të lodhur, nga ku të vendosësh dorë ka të korruptuar. Rama tha se do të keni një pastrim në administratën shtetërore.
“Drejtësia ka folur, ka ndodhur lufta ose sulmi mbi korrupsionin, do të thotë se po ambjentohemi të ndërtojmë shtet. Hera e pare që qeveria mban anën e drejtësisë përballë, njerëzve të vet. Jemi në një revolucion dhe në Shqipëri do bëhet drejtësi. E gjithë vuajtja njerëzore, po presim se kush të paguajë. Një strategji e tmerrshme e përpiluar ku rrëxuan drejtësinë dhe futën duart në drejtësinë tonë, në xhepat tanë. Kanë ndryshuar gjërat se unë është vlerësuar marrja pa fund e një ekonomie dhe e vendosjes së drejtësisë. Rama e ka të folurën e mesme, e një kryeministri të lodhur, nga ku të vendosësh dorë ka të korruptuar. Rama tha se do të keni një pastrim në administratën shtetërore, tha Çupi./Gazeta Shqip