Fuqizohet SPAK, emërohen dy prokurorët e rinj

Prokurorisë së Posaccme, SPAK i janë shtuar edhe dy pjesëtarë të tjerë në organikë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin për miratimin e dy kandidaturave të paraqitura për të qenë pjesë e SPAK.
KLP vendosi emërimin e dy prokurorëve Adnan Xholi dhe Dorina Bejko në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Deri tani ishin 15 prokurorë në këtë strukturë, ndërsa tashmë SPAK do të ketë 17.
Kjo do të rrisë më tej punën e këtij institucioni të rëndësishëm, i krijuar nga reforma në drejtësi me qëllim për ndëshkimin e përfaqësuesve të botës së krimit dhe të zyrtarëve të korruptuar.