“Furtunë” në Kadastrën e Durrësit, parcela 2000 m2 te Plepat çon në pranga zyrtarin

Vihet në pranga juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Mësohet se juristi është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrës për një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.
Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.
Ai ka qenë i arrestuar edhe më parë në një operacion në atë kohë në ZVRPP e Durrësit.