GATI ndërtimi i aeroportit të Sarandës, hapet gara. Balluku: I shtohet kurorës së infrastrukturës ajrore

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një konference për mediat ka njoftuar se është hapur gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Balluku tha se gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë duke filluar nga data 2 gusht deri në datë 23 shtator 2021.

‘Puna flet dhe nuk ka shumë nevojë për fjalë Aeroporti i Sarandës do ti shtohet kësaj kurore infrastrukture ajrore shumë të rëndësishme.

Dua të theksoj se zona e Sarandës është një zonë me interes. ne kemi pasur interes nga grupet që operojnë në Aviacionin Civil në Europë.

Edhe për aeroportin e  Kukësit u tha se ishte 3 D. Në tre katër vite ne të elaborojmë mbi 1 mln pasagjerë.

Kjo garë do të jetë e hapur do të jetë aktive në faqen tonën duke nisur nga data 2 gusht dhe deri në 21 shtator të 2021.’- tha Balluku. /m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT